Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online këtë të mërkurë, më 12 nëntor, me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian.
Ministrja thotë se në fokus të këtij takimi ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit
“27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.”, shkruan Spiropali krahas fotove nga ky takim online.
