Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato i ka kthyer përgjigje akuzave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Gonzato tha se përballë këtyre akuzave ai do të kthejë faqen pasi i konsideron të padëmshme.
Gonzato deklaroi se ajo që e shqetëson është fakti se u aludua se zgjedhjet e tij personale u tentuan të lakoheshin si ndikuese në punën si ambasador.
“Kam kanale komunikimi me të gjithë opozitën, sidomos kryetarët e komisioneve sidomos ata të mediave. Mediat janë grupkapitulli themelor dhe themelorët janë të fundit që do të mbyllen.
E di që është folur shumë për këtë është koha që të kthej faqen, deklaratat do t’i konsideroja thjesht si të padëmshme, nuk kam pse të justifikoj asgjë nga zgjedhjet e mia. Ajo që më shqetëson është se u nënkuptua se zgjedhjet personale po më ndikonin te vendimet si ambasador. Jam i lumtur se komisionerja Kos tha se kishte besim te puna ime“, deklaroi Gonzato./ K.M
