Last Updated on 24/03/2026 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj sot pyetjes lidhur me marrjen e mundshme të një mase për mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”,-tha Balla.
Deklarata e Ballës vjen teksa për të njëjtën çështje, kryeminstri Edi Rama deklaroi se “me mungesat merret Balla”./mxh
