është jashtë Kupës së Italisë. Në “Olimpico” të Romës vendasit u mposhtën 2-3 nga Torino në një ndeshje me shumë emocione dhe që u vendos në minutën e fundit të lojës, duke shmangur shtesën.
Për Torinon titullar luajti Ardian Ismajli, i cili bëri një paraqitje të mirë për 70 minuta, pasi më pas u zëvendësua nga Maripan për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë që shqiptari tjetër i Torinos, Kristjan Asllani, nuk ishte i grumbulluar nga trajneri Marco Baroni për këtë duel.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve, teksa ishte Che Adams që i dha epërsinë Torinos. Vetëm pak sekonda mjaftuan nga nisja e fraksionit të dytë dhe Mario Hermoso vendosi ekuilibrat për 1-1.
Torino nuk u dorëzua dhe gjeti sërish avantazhin po me Che Adams në minutën e 52-të. Fundi i sfidës ishte me shumë emocione, pasi fillimisht Roma barazoi me Antonio Arena në minutën e 81-të. Kur të gjithë menduan se dueli do i drejtohej penalltive, Emirhan Ilkhan shënoi golin e tretë për Torinon në minutën e 90-të. Festë e madhe për ekipin mik, ndërsa Torino në çerekfinale do përballet kundër Interit./K.M
