Ky vit i përket fjongove të mëdha, të guximshme dhe plot karakter. Nga tapetet e kuqe deri tek rrugët e zakonshme, fustanet, këmishat dhe madje edhe flokët janë “të lidhur” me harkun që nuk është më thjesht aksesor, por protagonist i pamjes.


Në trailerin e filmit Wuthering Heights të Emerald Fennell, Cathy e veshur me të kuqe, rozë, blu dhe të zezë, fjongot nuk janë thjesht bukuri, por edhe intrigë, ndonjëherë me nuancë erotike.

Nga Marije Antoinette tek Jojo Siwa dhe Harry Styles, fjongot gjithmonë kanë folur dikur për status, sot për identitet dhe subversivitet./KM
