Matt dhe Ross Duffer, binjakët krijues të serialit, po e çojnë historinë dhe efektet vizuale në nivele më të larta për sezonin e pestë dhe të fundit të “Stranger Things”, që do të publikohet në tre pjesë në Netflix më 26 nëntor.
Binjakët theksuan rëndësinë e personazheve dhe tregimit, që kanë lidhur publikun për 10 vite. Sezoni final sjell përsëri Millie Bobby Brown si Eleven, Winona Ryder si Joyce Byers dhe David Harbour si Jim Hopper.
Për herë të parë, përfundimi i serialit do të shfaqet në kinema më 31 dhjetor në mbi 350 vende në SHBA dhe Kanada. Aktorja Millie Bobby Brown e përjetoi përvojën si “emocionale dhe nostalgjike”.
Seriali, i vonuar për shkak të grevave të Hollywood-it në 2023, ka zgjeruar gjithashtu franchisen me spin-off, lojëra, teatro dhe eksperienca immersive. Binjakët Duffer kanë krijuar gjithashtu Upside Down Pictures, me marrëveshje të përgjithshme me Netflix për projekte të reja./MXH
