Last Updated on 13/10/2026 by EL
Policia ka përdorur ujë me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Situata u tensionua pasi studentët nisën të shkulin kangjellat e trotuarit, si dhe goditën rrethimin dhe xhamat e godinës së ministrisë.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në dy grupe. Një pjesë u drejtua për t’u mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa të tjerë u kthyen drejt vendit ku kishte nisur protesta.
Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve, ku situata është tensionuar përsëri. Policia ka ndërhyrë sërish me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa përplasjet dhe tensionet vijojnë./et
