Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka dalë me një qëndrim zyrtar për protestën studentore që ka rinusur në Tiranës pas më shumë se pesë vitesh, duke kërkuar që ajo të zhvillohet paqësore dhe të rinjtë të distancohen nga dhuna.
Sioas tij, në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian, , përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, jo dhuna.
“E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik.
Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, veçanërisht në këtë moment me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë”, shkruan Niko Peleshi./ad
