Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
“Miq, sot 82 vjeç! Në vjeshtën më të bukur të jetës time! Lavdi Zotit!” Sali Berisha shënon ditëlindjen e tij të 82-të me një mesazh optimist, ndërsa Tirana është përfshirë nga protestat e studentëve kundër qeverisë.
Kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur ta përshkruajë këtë etapë të jetës me nota optimizmi dhe mirënjohjeje, duke e cilësuar si “vjeshtën më të bukur”.
Një mesazh që vjen në ditë të tensionuara për politikën shqiptare, kur studentët dhe të rinjtë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Ndërkohë, në një reagim të tij sot, kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën e drejtuar nga Berisha se qëndron pas dhunës dhe kaosit të krijuar në kryeqytet. Rama e ka cilësuar atë si një përpjekje për ta penguar Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Këto janë të tjera duar, këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë, sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart”, deklaroi Rama.
Kryeministri vijoi akuzat ndaj opozitës, duke u shprehur se ajo kërkon ta rikthejë vendin pas përmes dhunës.
“Këto janë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do të rikthehet kurrë”, tha Rama./ad
