Last Updated on 16/10/2026 by EL
Tensione të forta janë shënuar tek Kryesia e Kuvendit. Policia i ka shpërndarë studentët duke përdorur gaz lotsjellës kundër tyre.
Ndërkohë, një i ri është parë duke hipur në një nga dritaret e institucionit, dhe me një shufrë hekuri, ka shkatërruar një pjesë të saj.
Kujtojmë që të rinjtë u ngritën në revoltë katër ditë më parë dhe që prej atëherë kanë kryer sulme ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera në shenjë revoltë kundër kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqjen./et
