Last Updated on 16/10/2026 by EL
56 shtetas janë arrestuar dhe 97 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie.
Policia e Tiranës thotë se gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
– Najan Vila; Liridon Ademaj; Eldis Mehmeti; Daniel Tare; Ergys Nurka; Xhoel Kicja; Eldrin Shahini; Marjo Norja; Hari Duni; Fitim Dervishi; Lisian Milushi; Eldi Demirxhiu; Igli Kokona; Elvis Dervishi; Elkan Qevani; Solon Daci; Fatbardh Muca; Ilmar Gugashi; Xhemal Kaca; Marlind Kadiu; Kleant Koçi; Paulo Kodra; Fladijon Tafili; Angjelo Stefa; Lorenc Vladi; Marjel Arapi; Ryan Çuni; Igli Dragjoshi; Brajan Belaj; Edrin Musaraj; Arbri Lakasi; Fatjon Gjiza; Kevin Gurakuqi; Paolo Gurakuqi; Zamir Sala; Leonard Cemenja; Eldi Prenga; Desli Shehu; Agron Ballia; Gëzim Mançe.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë, Policia e Tiranës thotë se u arrestuan 56 shtetas dhe nisi procedimi penal për 97 shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit.
Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./et
