Studime të reja tregojnë se vetëm dy minuta qeshje të sinqerta mund të ofrojnë përfitime për zemrën të barazvlershme me 20 minuta ecje.
Sipas kërkimeve të “University of Maryland Medical Center”, e qeshura zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin dhe furnizon indet me më shumë oksigjen, një efekt që funksionon si një mini-stërvitje për zemrën.
Përveç përfitimeve fizike, e qeshura ndihmon edhe në uljen e hormoneve të stresit, duke mbrojtur zemrën nga dëmtimet afatgjata.
Pra, gëzimi dhe humori nuk janë vetëm emocione, ata janë aleatë të fuqishëm të shëndetit tuaj kardiovaskular.
Ndërkaq, arresti kardiak është një gjendje shumë serioze dhe potencialisht vdekjeprurëse që mund t’i ndodhë kujtdo, duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të qarkullimit të gjakut në organizëm.
Arresti kardiak shpesh ngatërrohet me atakun në zemër, megjithëse bëhet fjalë për dy gjendje të ndryshme me mekanizma dhe pasoja të ndryshme. Nëse nuk trajtohet menjëherë, kjo gjendje mund të jetë fatale./mxh
