Sulmet ajrore ruse kanë goditur gjatë natës qytetin e Odesës në Ukrainë, duke plagosur të paktën 17 persona, mes tyre tre fëmijë.
Si pasojë e sulmeve është dëmtuar një ndërtesë banimi 21-katëshe. Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak, i cili tha se ekipet e emergjencës kanë vijuar punën në zonat e prekura.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia lëshoi gjithsej 163 dronë gjatë natës në drejtim të territorit ukrainas.
Sipas autoriteteve ukrainase, 135 dronë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, me përdorimin e aviacionit, njësive raketore kundërajrore, luftës elektronike dhe sistemeve pa pilot.
Forcat ukrainase thanë gjithashtu se mjetet e sulmit ajror rus u goditën në 15 zona, ndërsa mbetje të dronëve u raportuan në katër vende./k.m
