Një studim novator sugjeron se vezoret nuk “fiken” plotësisht pas menopauzës, por mund të shndërrohen në organe me një funksion të ri.
Për dekada, komuniteti mjekësor i ka konsideruar vezoret pas menopauzës si biologjikisht joaktive, pasi kanë përfunduar funksionin e tyre riprodhues. Megjithatë, një studim i ri, i publikuar në revistën Molecular Human Reproduction, sfidon këtë pikëpamje.
Duke analizuar indet e vezoreve të minjve në faza të ndryshme të jetës riprodhuese, studiues nga Northwestern University zbuluan se, ndërsa zhvillimi i vezëve dhe prodhimi i hormoneve bien, vezoret pësojnë një transformim të rëndësishëm në nivel molekular.
Në vend që thjesht të “mbyllen”, këto organe përshtaten dhe zhvillojnë një profil të veçantë të ngjashëm me atë të sistemit imunitar, të karakterizuar nga prania e shtuar e qelizave T, makrofagëve dhe aktivizimi i rrugëve të sinjalizimit inflamator. Pra nga funksioni riprodhues, kalojnë në funksion mbrojtës.
Zbulimi sugjeron se vezoret pas menopauzës mund të vazhdojnë të kenë një rol biologjik të rëndësishëm, përtej funksionit të tyre riprodhues./ad
