Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga një sulm me thikë në Sidnej këtë mëngjes. Sipas raportimeve sulmi ka ndodhur në një zonë të frekuntuar dhe shumë të populluar
Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendin ngjarjes ku trajtuan tre persona me lëndime të rënda, por njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të rënda .
Dy të plagosurit e tjerë, një 22-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje kritike. Autori i sulmit u arrestua pak orë pas ngjarjes.
“I dyshuari për kryerjen e veprës penale njihet nga policia për vepra të vogla penale dhe një histori problemesh të shëndetit mendor”, tha oficeri i lartë i policisë Simon Glaser, duke shtuar se ai ishte planifikuar të paraqitej në gjykatë më vonë gjatë ditës.
Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen.
“Është ende shumë herët në hetim dhe policia nuk e di se cili ishte motivi, por duket se ka qenë një sulm i rastësishëm”, tha oficeri. /Kb
