Last Updated on 10/09/2026 by EL
Katër burra u dërguan në spital pas një sulmi me thikë në Bromley High Street në Londër të enjten pasdite, ndërsa shtatë persona janë arrestuar, raportoi BBC.
Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët nuk janë në rrezik për jetën.
Forcat e policisë, automjetet e emergjencës dhe paramedikët mbërritën në zonë, së bashku me Ambulancën Ajrore të Londrës, rreth orës 14:19 BST të enjten. Besohet se një sherr ka shpërthyer brenda ose përreth një pike të KFC-së, ndërsa pritet një deklaratë nga kompania.
Policia vijon të jetë në vendngjarje dhe ka bërë me dije se nuk ka kërcënim më të gjerë për publikun.
Një dëshmitare, menaxherja e lokalit të lojërave të fatit Merkur Slots, tha se pa “një sherr të shpërthente” në High Street. Ajo u shpreh se u “shumë e shqetësuar” dhe mbylli tre klientë brenda dyqanit, derisa situata të qetësohej. Klientët qëndruan brenda dhe dyqani mbeti i mbyllur./et
