Last Updated on 09/03/2026 by Monika
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij në Kuwajt, Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
Hoxha në reagimin e tij lidhur me bisedën telefonike, shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit kundër Kuwaitit dhe shton se ato paraqesin kërcënime serioze për sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e global.
Ndër të tjera bën me dije se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit, të paraqitur nga shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuwaitit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, si dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të tyre.
Ministri dënon ka shprehur mirënjohje autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë kësaj situate.
Reagimi i plotë:
Zhvillova sot një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuwaitit, Sh.T. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit kundër Kuwaitit. Këto veprime përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, cenojnë sovranitetin e Kuëaitit dhe paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e qytetarëve të tij, ekonominë e vendit, si dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal e global.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuëaitin përballë çdo veprimi destabilizues. Rikonfirmova mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kuwaitit, një parim themelor i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Konfirmova gjithashtu se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit, të paraqitur nga shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuwaitit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, si dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të tyre.
Shpreha gjithashtu mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Kuwait gjatë këtyre momenteve sfiduese./mxh
