Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar ditën e sotme qëndrimin e Partisë Socialiste për çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Gazetari u shpreh se sot u tregua se Reforma në Drejtësi ka rënë. Sipas tij, Rama, me atë qëndrim, dha mesazhin se gjykatat nuk prekin dot ato që punojnë për të.
“Këtu ka konflikt të pastër interesi. Nëse do ti besojmë ndërkombëtarevë që kanë ndërtuar institucione të pavarura dhe garante të sistëm që në këtë rast janë gjykatat, fare mirë Rama mund të jepte imunitetin. Rama me këtë veprim ka rrëzuar gjykatat. E bën këtë se Rama do t’i japë hapur mesazhin se nuk ka as gjykata as prokurorë që mua të më marri nata që punojnë për mua. Ndërkombëtarët duhet të kishin reaguar me kohë për këtë çështje. Drejtësia funksionon dhe është e pavarur kur të jap leje unë, thotë Rama. Për mua ka rënë reforma në drejtësi”, u shpreh Shkullaku.
Shkullaku foli edhe për aksionin opozitar ku tha se kryengritjet në një vend të vogël si Shqipëria nuk ndodhin. Ndër të tjera shtoi se nëse opozita nuk përfaqëson dot popullin opozitar, më mirë “le të ikë në shtëpi”.
“Kryengritjet në vendet e vogla nuk ndodhin. Kjo sepse shteti në vendin tonë është ofruesi i gjithçkaje. Këtu ose do të duhen vite deri sa të dalë një forcë e re ose nuk mund të rrish në sistem dhe të kritikosh Ramën duke qëndruar në parlament. Nëse nuk përfaqësojnë dot popullin opozitar le të ikin në shtëpi”, tha gazetari./mxh
