Last Updated on 31/12/2024 by adminfjala
Një sulm kibernetik i realizuar nga shteti kinez ka goditur Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fillim të këtij muaji, duke vjedhur dokumente të ndjeshme.
Sipas një letre drejtuar ligjvënësve amerikanë, sulmi u realizua përmes softuerit BeyondTrust, që u mundësoi hakerëve të fitonin akses në distancë në disa kompjuterë, duke përdorur fjalëkalime të vjedhura dhe anashkaluar sistemet e sigurisë.
Pas njoftimit nga ofruesi i shërbimit, Departamenti i Thesarit kontaktoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe punoi me organet e zbatimit të ligjit për të analizuar pasojat e sulmit./K.B