Last Updated on 16/09/2026 by Anisa
Juljan Malaj, mjeku që mjekoi Dumanin është sulmuar me thike nga një punonjës i Spitalit Memorial.
Nuk dihet gjendja e mjekut por burime të sigurta thanë se mjeku kirurg u sulmua me thikë nga një punonjës i spitalit.
Sherri nisi brenda mjediseve te spitalit ku punonjësi me detyrë kaldaist, është përfshirë në një konflikt fizik duke u qëlluar me grushte me mjekun Malaj.
Më pas kirurgu ka dalë nga spitali por punonjësi e ka ndjekur me një thikë në dorë dhe e ka sulmuar. Pas këtij momenti policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë një komunikim zyrtar për ngjarjen.
Malaj është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit./ad
