Last Updated on 15/05/2026 by Monika
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Mësohet se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.
Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve./Mxh
