Last Updated on 23/09/2026 by EL
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares së Portugalisë edhe në moshën 41-vjeçare. Kapiteni i luzitanëve është shfaqur sot para mediave në konferencën për shtyp, në prag të angazhimeve të kombëtares në Ligën e Kombeve.
“Nuk mendoj se kam folur ndonjëherë me kaq shumë njerëz më parë… Synimi im është i dyfishtë: goli i 1000-të dhe fitimi i Ligës së Kombeve. Është një epokë e re dhe duhet ta vlerësojmë punën që bëri trajneri Roberto Martinez në një vend tjetër, pavarësisht kritikave me të cilat u përball. Tani kemi trajnerin Zhorge Zhezus, të cilin të gjithë e njohin dhe jam i sigurt se gjërat do të shkojnë mirë.
Kritikat? Nuk mund të jem plotësisht i sinqertë pasi duhet të jem politikisht korrekt. Zakonisht them se jam pritur gjithmonë mirë, por ky ishte një nga vitet kur ndjeva më shumë dashuri. E kuptoj që ka njerëz në media që përpiqen të më vrasin, por vetëm me çifte. Edhe atëherë, unë i shmangem plumbit. Por jam mësuar që njerëzit të mos më pëlqejnë, edhe pse nuk mund ta kontrolloj këtë. Fakti që disa njerëz nuk më pëlqejnë, nuk ndikon tek unë.
Tërheqje? Nuk e di, do të doja ta dija përgjigjen, por nuk e di. Mësova të jetoj në të tashmen kur isha në fillim të të tridhjetave, kështu që nuk e di, por është shumë e mundur që ky të jetë viti im i fundit. Do t’ju njoftoj kur të jetë ndeshja ime e fundit.
Euro 2028? Po mendoj vetëm për të tashmen. E di që shumë njerëz duan që unë të largohem që tani, por motivimi im vjen nga njerëzit që duan të vazhdojnë të më shohin duke luajtur.
1000 gola? E di që do ta arrij, por nuk është një fiksim. Pjesa tjetër ka të bëjë me shijimin e lojës, por po, dua vërtet ta vendos atë rekord”./et
