Tajfuni Dolphin goditi prefekturën jugore Okinawa të Japonisë, duke plagosur gjashtë persona dhe duke ndërprerë energjinë elektrike në më shumë se 50,000 ndërtesa.
Kina mbylli portet dhe pezulloi shërbimet e trageteve ndërsa tajfuni pritej të godiste bregun e saj lindor.
Pesë të moshuar, tre prej të cilëve ranë për shkak të erërave të forta, pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën në Okinawa, ndërsa një person tjetër u plagos në prefekturën Kagoshima, sipas autoriteteve lokale.
Rreth 39,000 ndërtesa mbetën pa energji elektrike në Kagoshima, ndërsa më shumë se 12,000 ndërtesa u prekën në Okinawa.
Linjat ajrore japoneze, ANA dhe Japan Airlines anuluan fluturimet për në dhe nga Okinawa./kb
