Last Updated on 25/05/2026 by Anisa
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias bën me dije se gjatë vizitës së sotme në Tiranë do të takojë kryeministrin Edi Rama, homologun Ermal Nufi dhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Joan Pelushi.
“Vizitoj sot Shqipërinë, ku do të kem takime me homologun tim Ermal Nufi, Kryeministrin Edi Rama dhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin”, shkruan Dendias në “X”.
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias mbërrin sot në Tiranë, një vizitë që shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar, shkruan A2CNN.
Dendias takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi e më pas rreth orës 12:30 do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.
Pak vite më parë palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces./A.D
