Taylor Swift ka publikuar trailer-in e docuserisë së saj të re për Disney+, “The End of an Era”, që sjell pas skenave të turneut të madh “Eras Tour”.
Trailer-i ofron momente nga prapa skenave, ku këngëtarja shprehet: “Jam shumë e vetëdijshme për forcat misterioze që do të jenë gjithmonë jashtë kontrollit tim.” Ajo tregon gjithashtu se ideja për turneun lindi dy vite para nisjes së tij, e cila më pas vendosi rekorde botërore.
Docuseria në gjashtë episode do të japë pamje të jetës së Swift, përfshirë marrëdhënien e saj me të fejuarin Travis Kelce, lojtar i ekipit Kansas City Chiefs. Në trailer, nëna e Swift, Andrea, thotë se Kelce “sjell shumë lumturi”, ndërsa çiftin shihet duke shkëmbyer një puthje.
Disa nga artistët e ftuar që morën pjesë në turne, si Gracie Abrams, Sabrina Carpenter, Ed Sheeran dhe Florence Welch, gjithashtu shfaqen në docuseri.
Dy episodet e para do të lëshohen më 12 dhjetor, një ditë para ditëlindjes së 36-të të Taylor Swift. Në të njëjtën ditë do të publikohet edhe filmi i koncertit “Taylor Swift: The Eras Tour: The Final Show”./MXH
