Last Updated on 17/09/2026 by Anisa
Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar sot në Parlamentin e Shqipërisë për përgjegjësinë politike mbi krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, një ditë pas dënimit të katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Në një reagim të tij, Spaho kritikon klasën politike shqiptare për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet çështja, duke argumentuar se debati po zhvendoset drejt akuzave të ndërsjella dhe përfitimeve politike.
Reagimi i plotë:
Opozita ne Shqiperi ka debatuar sot ne Parlament se kush e ka fajin qe u ngrit Tribunali i Hages, i cili dje denoi 4 ish drejtues te UÇK.
Jo me kot ka dale shprehja qe me pare ben bashke nje tufe me pleshta se ben bashke shqiptaret, aq me shume poziten me opoziten e cdo vendi ku ne banojme.
Drejtuesit e shqiptareve, te majte e te djathte, nuk behen bashke per zgjidhjen e nje ceshtje kombetare, por shikojne si te perfitojne politikisht brenda vendit, si tja hedhin fajin tjetrit, dhe si te zbulojne “tradhetare”. Madje e bejne me mburrje dhe me eufori boshe prej mendjelehti.
Eshte fakt i ditur boterisht, qe ngritja e Tribunalit te Hages ishte kerkese pa ekuivok nderkombetare e mbeshtetur nga amerikanet.
Nese Kosova nuk do e votonte ngritjen e Tribunalit ne Parlamentin e saj, OKB me propozimin e Rusise, do ngrinte nje tribunal nderkombetar per Kosoven dhe amerikanet do ta votonin ate, duke e vene Kosoven politikisht ne nje situate edhe me te veshtire.
Sot dalin shume trima qe mburren se kane thene te mos votohej krijimi i Tribunalit te Hages, por nuk thone se si do e pengonin krijimin e tribunalit nderkombetar te OKB.
Te njejten llogjike ka propozimi idiot qe Parlamenti i Kosoves te zhbeje Tribunalin e Hages, duke harruar qe komuniteti nderkombetar dhe armiqte e shqiptareve kane mjete te tjera ne dispozicion per tja vene Kosoves dy kembet ne nje kepuce.
Ky qendrim ne Parlament sot, eshte ekzaktesisht te flasesh si e ema e Zeqos ne maje te thanes ose kur nuk ke pune tund deren.
Do ishte mire qe spektri politik shqiptar ne Kosove, Shqiperi, Mal te Zi dhe Maqedonine e Veriut te mblidheshin, diskutonin dhe hartonin nje strategji se si do shkohet dhe si do organizohet mbrojtja e 4 te denuarve ne Gjykaten e Apelit te Tribunalit te Hages.
Por kjo nuk behet, sepse sejcili shikon ngushtesisht interesin e grupimit te tij politik, mendon se si ta perdor kete ceshtje per te fituar pike brenda vendit per zgjedhjet e ardheshme.
Aq me teper qe ne shqiptaret kemi shprehjen qe çudia me e madhe 3 dite zgjat, me pas do dale nje ceshtje tjeter dhe do merremi me te sic trajtojme me papergjegjshmeri cdo gje.
Diskutimi i hapur sot, tregon jo vetem papjekurine e klases politike shqiptare dhe atyre qe ngrene ceshtje te tilla, por edhe nje here evidenton faktin qe per ne ka me shume rendesi ti hame koken njeri tjetrit brenda vendit, se sa te kujdesemi per ceshtje qe kane te bejne me tere shqiptaret.
Ne te vertete qytetaret shqiptare as ju vene veshin mbroçkullave te tilla, pasi e dine se perse behen dhe se ato nuk kane asnje vlere per jeten e tyre./ad