Presidenti francez, Emmanuel Macron, priti të hënën në Pallatin Élysée homologun finlandez, Alexander Stubb, në një takim të fokusuar te mbështetja për Ukrainën, në kohën kur vendi shënon katër vjet nga nisja e luftës.
Macron deklaroi se Franca mbetet e angazhuar për zbatimin e paketës së Bashkimit Evropian prej 90 miliardë eurosh kredi për Ukrainën. Sipas tij, 60 miliardë euro do të dedikohen për financimin e furnizimeve me pajisje ushtarake dhe për forcimin e industrisë së mbrojtjes, si në Ukrainë ashtu edhe në Evropë.
Kreu i shtetit francez theksoi gjithashtu se Parisi do të punojë për të rritur presionin ndaj Rusisë, përmes sanksioneve të reja të European Union dhe përmes masave që përfshijnë bllokadë detare ndaj naftës ruse.
Nga ana e tij, presidenti finlandez Stubb e cilësoi luftën si një dështim ushtarak dhe ekonomik për presidentin rus, Vladimir Putin, duke vlerësuar rolin udhëheqës të Francës në shtyrjen përpara të sanksioneve ekonomike kundër Moskës.
Dy liderët diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me sigurinë në rajonin e Arktikut dhe forcimin e mbrojtjes evropiane, në një kohë kur tensionet gjeopolitike mbeten të larta në kontinent./mxh
