Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Deçan të Kosovës. Sipas, zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi nga të shtënat kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
Raportohet po ashtu se autori i dyshuar i të shtënave është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Ndërkohë shkaqet e të shtënave ende nuk dihet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës. Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi./K.M
