Të shtunën në Loro Boriç do të luhet derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Bardheblutë vijnë pas një momenti shumë pozitiv pas nisjes jo të mirë të kampionatit, ndërsa shkodranët nuk po e kalojnë plotësisht krizën. Trajneri Laszlo thotë se ky është një moment vendimtar për skuadrën.
“Kam luajtur në shumë derbi gjatë karrierës time, por dua të them se është një ndeshje mjaft e rëndësishme për qytetin dhe ekipin. Do na duhet të fitojmë 3 pikët për të stabilizuar renditjen, pasi për Vllazninë kjo është shumë e rëndësishme,”-u shpreh Csaba Laszlo, trajner i Vllaznisë.
Vllaznia-Tirana lihet në orën 18:30, ndërsa në të njëjtën orë do të debutojë Glen Daja si trajner i Elbasanit kundër Teutës. Djali i Ilir Dajës iku nga Dinamo për të zëvendësuar Ivan Gvozdenovic-in e larguar.
“Elbasani është një klub i madh në Shqipëri dhe nuk mund ti thuash kurrë jo. Ishte një ftesë që nuk mund të them se nuk e prisja, por besoj erdhi në momentin më të mirë sepse besoj që mora të gjithë kapacitetin e duhur për të bërë një hap të tillë,”-tha Glen Daja, trajner i Elbasanit.
Pas disfatës së rëndë 4-1 kundër Vorës, të shtunën në orën 13:30 Partizani i vendit të fundit do kërkojë të lërë pas krizën. Trajneri Karoglan kërkon fitoren e parë që pas emërimit, ndërsa përballë do të jetë Skënderbeu.
“Gjendja psikologjike pas disfatës kundër Vorës nuk është e mirë. E kemi përgatitur ndeshjen që të marrim fitoren, pasi unë jam një trajner që nuk mendoj të luajë në mbrojtje, por të sulmoj,”-deklaroi Mislav Karoglan, trajner i Partizanit.
Po të shtunë në orën 13:30 do të luhet Laçi-Vora, ndërsa java e 8 e Superligës mbyllet me duelin Dinamo-Egnatia në ‘Elbasan Arena’./k.m
