Seriali i njohur i Apple TV, Ted Lasso, do të rikthehet këtë verë me sezonin e katërt, duke sjellë një drejtim të ri në histori.
Jason Sudeikis do të vazhdojë rolin e trajnerit karizmatik Ted Lasso, i cili këtë herë merr përsipër drejtimin e një ekipi femrash në ligën e dytë të futbollit.
Premiera e komedisë fituese të çmimeve Emmy në Apple TV lancohet më 5 gusht ku i gjithë kasti dhe ekuipazhi shkëlqyen në premierën në Muzeun e Akademisë në Los Angeles.
Përveç rikthimit të aktorëve kryesorë si Hannah Waddingham, Juno Temple, Brett Goldstein, Brendan Hunt dhe Jeremy Swift, sezoni i ri do të prezantojë edhe disa personazhe të rinj.
Hannah Waddingham i cila luan pronaren e klubit i tha Reuters për premierën:
“Ju po shikoni një sallë, që është e mbushur me grad dhe vajza në mesin e burrave. Gratë janë forca të natyrës, por burrat janë feministë të vërtetë. Do ti shihni të gjitha gjatë tre sezoneve të para, por edhe në këtë sezon dhe është me të vërtetë e mrekullueshme të shihni se të gjitha vijnë natyrshëm dhe jo në një mënyrë moraliste, është një sezon i lavdishëm”, tha aktorja Waddingham.
Sezoni i katërt shënon vazhdimin e historisë pas largimit të Ted Lasso-s nga AFC Richmond në fund të sezonit të tretë.
Ted Lasso, i cili ka fituar dy çmime Emmy radhazi për serialin më të mirë komedi, mbetet një nga projektet më të suksesshme të Apple TV./mxh
