Last Updated on 04/04/2026 by EL
Sulmuesi Tedi Cara ishte protagonist absolut në barazimin 3-3 që Oleksandriya arriti në transfertë ndaj Poltava.
25-vjeçari dha dy asiste për dy golat e parë të ekipit, fillimisht në minutën e 7-të dhe më pas në minutën e 31 për Amaral, i cili realizoi dopietë.
Megjithëse ekipi kaloi në avantazh me tre gola, Oleksandriya nuk arriti ta menaxhonte rezultatin, pasi Poltava vendosi ekuilibrin në 3-3.
Në këtë sezon, Cara ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 1.603 minuta./et
