Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se thelbi i miratimit të Rezolutës së Integrimit nuk lidhet me fitoren e mazhorancës apo opozitës, por me zbatimin e dy rregullave bazë, siç janë mirëqeverisja dhe llogaridhënia.
I ftuar në A2 CNN, Dervishi u shpreh se përtej konspiracioneve që përhapen, nevojtet zgjidhje e problematikave dhe të mosrënies pre e ngërçit të një vendi me propagandë dhe politikë pa thelb.
“Nuk mendoj se opozita ka dalë e humbur, por nuk është çështja a fitoi opozita apo pozita. Sepse për fat të keq, tani lajmet janë për pak konspiracion. Nëse Rama dhe Berisha folën në mesnatë apo paradite. Çështja është se sa seriozisht i kemi këto fjalë. Se problemi i vendit me dy fjalë është: mirëqeverisje dhe llogaridhënie. Zbato këto dy fjalë dhe nuk kemi nevojë për asgjë tjetër. Ka mungesë rregullash të lojës dhe përjashtimi i garës dhe konkurrencës që sjell çmime monopol. Lëshohet gjithmonë një direktivë. Kjo përsëritet me sinjale dhe nëpër studio. Ideja për të bërë propagandë dhe për politikë pa thelb, ky është ngërçi në të cilin kemi rënë”,-tha Dervishi./Mxh
