Last Updated on 02/07/2026 by EL
Spanja ka regjistruar mbi 1,000 vdekje në qershor për shkak të valës të së nxehtit. Barcelona lidhur me situatën ka filluar të marrë masa teksa mësohet se u ka shpërndarë stafeve që punojnë në natyrë byzylykë monitorimi të nxehtësisë, për të vepruar si një sistem paralajmërimi i hershëm për rreziqet shëndetësore.
Qyteti ka shpërndarë rreth 1,400 byzylykë për stafin që punon jashtë, duke përfshirë pastruesit e rrugëve, ekipet e ndriçimit, punonjësit e parqeve dhe punonjësit e menaxhimit të mbeturinave.
Byzylyku mat temperaturën e trupit të punëtorëve dhe lëshon një tingull dhe dridhje nëse ndjen se personi që e mban është në rrezik. Nëse kjo ndodh, ata duhet të ndalojnë punën.
Një numër punëtorësh kanë vdekur vitet e fundit në të gjithë Spanjën, ndërsa temperaturat janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar ndryshime në modelet dhe kushtet e punës.
Në Barcelonë, një grua 51-vjeçare vdiq në qershor të vitit të kaluar ndërsa pastronte rrugët në qytetin e vjetër të qytetit, ndërsa temperaturat arritën në 30.4 gradë Celsius.
Këshilli i Qytetit të Barcelonës tha në atë kohë se do të niste një hetim për vdekjen. Një zëdhënës i qytetit tha të enjten se nuk kishte asnjë indikacion se shkaku ishte goditja nga nxehtësia./ET
