Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Denis Xholin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.
Ai është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe do të humbasë të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Dënimi do të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
Denis Xholi, është një nga bashkëpuntorët e ish kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili u arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Por Xholi nuk është emer i padëgjuar, pasi ai ka qenë i dënuar me 1 vit burg në 2021. Ai aso kohe është akuzuar për veprat penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” të kryer në bashëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
