Goli i barazimit në sfidën mes Dinamos dhe skuadrës qipriote të Pafos nuk solli thjesht emocione në fushë, por shkaktoi një “tërmet” të vërtetë tensioni në vijën anësore.
Gjithçka nisi nga festimi i shfrenuar dhe tejet provokues i trajnerit të Pafos, ish-yllit portugez Rikardo Sa Pinto. Nga pankina e Dinamos, tekniku Ilir Daja ndërhyri duke i bërë shenjë që të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt, por ky moment shërbeu si shkëndija që i vuri flakën situatës./ad
