Policia ka nisur me shoqërimet e qytetarëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në video, disa efektivë kanë shoqëruar katër protestues.
Raportohet se më herët janë shoqëruar edhe protestues të tjerë por ende nuk ka një numër të saktë.
Tensionet vijojnë në protestë, pasi studentët i vunë zjarrin koshave të mbeturinave, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës./k.m
