Shteti i Katarit njoftoi se janë marrë masa parandaluese në Bazën Ajrore Al Udeid, e menaxhuar nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të tensioneve të rritura në rajon.
Zyra Ndërkombëtare e Mediave e Katarit bëri me dije se disa punonjës janë larguar nga baza si pjesë e këtyre masave. Sipas njoftimit, qëllimi është të sigurohet mbrojtja e qytetarëve dhe banorëve, si dhe ruajtja e infrastrukturës kritike dhe objekteve ushtarake.

Zyra thekson se çdo zhvillim i mëtejshëm do të njoftohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të shtetit të Katarit.
Qeveria e Katarit nënvizon se siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e objektivave strategjike mbeten prioritet kryesor./mxh
