Last Updated on 15/06/2025 by adminfjala
Deputetët e zgjedhur do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të tridhjetë e dytë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit.
Seanca konstituive përkon me shtatëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës./E.T