Last Updated on 02/06/2026 by Anisa
Një shtetas shqiptar u arratis mëngjesin e së martës nga burgu Koridhalos në Athinë.
Burime policore thanë se i arratisuri është shtetas shqiptar i datëlindjes 1978 dhe mbahej në burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Mësohet se arratisja u krye gjatë hyrjes në ambientet e burgut të një kamioni që çonte furnizimet.
Në rrethana ende të pa ditura, rojat e burgut hapën njëkohësisht të dy portat e sigurisë, moment që edhe 47-vjeçari e shfrytëzoi për tu larguar me vrap në rrugicat e zonës.
Policia ka nisur kërkimet, por dyshohet se ka pasur një plan të organizuar me persona jashtë burgut që dyshohet se e kanë ndihmuar autorin për tu arratisur./a.d
