Pamje tronditëse janë publikuar nga Praga, ku tifozë ultras kanë shkaktuar momente terrori në rrugë gjatë përplasjeve të dhunshme. Në videon që po qarkullon në rrjet, një episod i rëndë ndodh rreth sekondës së 20-të, duke shkaktuar reagime të shumta dhe indinjatë te publiku.
Ngjarja ka ndezur debat të madh për dhunën e tifozëve dhe sigurinë në aktivitetet sportive, ndërsa autoritetet pritet të marrin masa pas publikimit të pamjeve./kb
