Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rihanna, ka ndarë për fansat e saj një tatuazh të ri që ka zgjedhur bëjë dhe pjesa më e veçantë mbetet tek simbolika.
Artistja 38 vjeçare ka marrë një nga vizatimet e tre fëmijëve të saj të vegjël dhe e ka shndërruar atë në ‘art të përhershëm’ në pjesën e pasme të këmbës së saj.
Në një postim të kohëve në Instagram, studioja e njohur e tatuazheve në New York, ‘Bang Bang Tattoo’, ndau disa imazhe nga seanca e fundit e tatuazheve të Rihannës.
Mbishkrimi në postim thotë: “Tatuazhe familjare, dizajnuar nga fëmijët e saj ♥”
Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky kanë tre fëmijë, djalin RZA Athelston Mayers, i cili do të mbushë 4 vjeç më 13 maj, djalin 2-vjeçar Riot Rose Mayers dhe vajzën Rocki Irish Mayers, 8 muajshe/kb
