Këngëtarja e njohur Pandora ka ndarë detaje emocionale gjatë një interviste në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku ka folur për raportin e saj me familjen e Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvijen.
Ajo tregoi se njohja me Shpat Kasapin datonte prej shumë vitesh, ndërsa me Selvijen nuk kishte pasur kurrë kontakt më parë deri në momentin kur një shoqe e përbashkët e kontaktoi për t’i kërkuar ndihmë dhe mbështetje për familjen në një situatë të vështirë.
Pandora tha se fillimisht kishte ndjerë keqardhje për Selvijen, e cila ishte përballur me gjykime publike në një periudhë të dhimbshme, por pas takimit me të, mendimi i saj ndryshoi krejtësisht. Ajo e përshkroi atë si një grua të fortë dhe me shumë dinjitet, që përballon sfida të mëdha me qetësi.
Në rrëfimin e saj ajo pa dhe një video tejet prekëse teksa ai fliste fjalët e para “Teta të dua” kundrejt Pandorës. Këngëtarja u shpreh me emocione të forta, duke thënë: “Lum ai djalë për nënën që ka”, duke iu referuar djalit të vogël të Shpatit, Roelit, për të cilin ajo ka realizuar edhe një këngë të veçantë që e ka prezantuar premierë në studio.
Nga ana tjetër, Selvija ka reaguar me një letër publike falënderimi, ku e quan Pandorën “dritë në një periudhë të errët”, duke vlerësuar mbështetjen e saj në një moment shumë të vështirë për familjen.
Në mesazhin e saj, ajo thekson se ndihma e Pandorës ka qenë vendimtare për vazhdimin e terapisë dhe përparimin e djalit të saj në zhvillim dhe komunikim, duke shtuar se sot Roeli po bën hapa të dukshëm përpara./mxh
