Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Nënkryetaren e Grupit Socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Sonja Eichwede, në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Balla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Shqipërisë. Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /Kb
