Last Updated on 21/09/2025 by adminfjala
Arrestohet Valter Bami në Elbasan, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak. Ai u kap si pasagjer në një automjet tip Audi, që drejtohej nga një vajzë, i ndaluar gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve të qarkullimit rrugor.
Në momentin e verifikimit, Bami i kërkoi policisë të mos e vononte, duke pretenduar se ndodhej në gjendje hasmërie. Pas identifikimit të plotë, ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për procedurat e mëtejshme, të cilat çuan në arrestimin e tij.
Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, akuzohet për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas, i cili dyshohej shënjestër e atentatit. m.p.
