Last Updated on 27/09/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sapo të kthehet nga vizita në Nju Jork, ku mori pjesë në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara.
Orari i saktë ende nuk është përcaktuar, pasi nisja e kryeministrit nga aeroporti JFK i Nju Jorkut mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të motit, por pritet të njoftohet sot gjatë paradites.
Mesazhi i Ramës vjen në një moment kur në Shqipëri vijon debati publik lidhur me çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në qendër të vëmendjes kanë qenë edhe përgjimet dhe komunikimet e zbardhura mes Hysenit dhe biznesmenit Ergys Agasi, të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Mbetet për t’u parë nëse Rama do t’i referohet kësaj çështjeje në fjalën e tij apo nëse do të flasë për një tjetër zhvillim./ad
