Last Updated on 22/08/2026 by Kesjana
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar protetsuesit që thërrasin “Berisha ik” në protestë.
Sipas tij janë thirrje të disa mjeranëve që e motivojnë në betejën kundër tyre.
Berisha theksoi se PD do të vazhdojë ta mbështesë protestën.
“Këtyre mjeranëve u them se, thirrjet e tyre më motivojnë më shumë në betejën kundër tyre. I garantoj se nuk do ndërpritet kjo betejë deri në largimin e tyre nga pushteti.Asgjë nuk e ndryshon mbështetjen time ndaj protestës. Nga data 3 qershor protesta është mbështetur fuqimisht nga PD.
Asgjë nuk mund të na pengojë ne të bashkëpunojmë me cilindo që kërkon largimin e Ramës nga pushteti.
Sa kohë që protesta ka karakterin qytetar unë nuk do të dal. Kjo do kuptohej si një përpjekje për partizimin e protestës”, tha Berisha/kb
