Last Updated on 16/10/2025 by EL
Gjatë fjalës së tij nv Kuvend, Balla nuk e ka kursyer liderin e demokratëve Sali Berisha, duke e quajtur dhëndri i Serbisë.
“Për t’i vënë qershinë mbi tortë për habinë time dhe plot miqve të tjerë me të cilët isha Leskovac para tre ditësh, kur donin të na shanin na thonin Sali Berisha Sali Berisha.
Doktor ca kanë këta tifozët që thërrasin emrin tënd tha se është dhëndri i mirë i Serbisë i ka shërbyer mirë sa herë ka pasur nevojë.
Çështjen me Kosovën e ka personale se është në krushqi me Serbinë.
Historia ka treguar fare qartë, rastësia mund të ndodhë njëherë, dy herë, por jo gjithmonë. Qysh në mandatin e parë, të atij si presidenti, i pari i vendit asokohe me shumë veprime ju vu ndesh interesit të Kosovë. A ishte shkelja e embargos së OKB kundër furnizimit me naftë të Millosheviçit, në dëm të Kosovës?
Po apo jo? Si ka mundësi që në krye të kësaj shkelje të embargos ishte vetë shteti dhe vetë PD. Si ka mundësi që të gjithë dëshmitarët e atij takimi Berisha-Milloshevic u përndoqën, u arrestuan, dhe u vranë, Si ka mundësi, që pas takimit Berisha-Millosheviç në Shqipëri do vinte kasapi i Ballkanit Arkan, për t’u takuar me shërbimit sekret, siç dhe e ka dëshmuar nga një dëshmi publike komandanti dhe presidenti Thaçi/ E,T
