Last Updated on 11/10/2026 by EL
Trajneri i Tiranës, Dean Klafuri dha mendimin e tij pas fitores 1-3 në derbi ndaj Partizanit.
Zëvendësimet u bënë edhe për shkak të cilësive dhe taktikës së kundërshtarit. Normalisht, si trajner, duhet të shohësh lojtarët e tu.
Ndryshimi i skemës? Nuk ishte vendimi im. Ne donim të luanim me presion të lartë, por nuk funksionoi ashtu siç dëshironim. Goli që pësuam erdhi si pasojë e një gabimi individual.
Zëvendësimi në qendërmbrojtje gjatë pjesës së dytë? Vendosa kështu, sepse lojtari ynë jo vetëm që nuk po luante mirë, por kishte marrë edhe një karton të verdhë.”/et
