Milani e ka çuar në 18 ndeshje radhazi serinë pa humbje në kampionat, duke barazuar 1-1 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.
Kuqezinjtë ishin më kërkues në pjesën e parë dhe krijuan disa raste të pastra shënimi, kryesisht me Christian Pulisic, por pa arritur të kalojnë David De Gea.
Fiorentina u shfaq më e rrezikshme pas pushimit dhe gjeti avantazhin me golin me Pietro Comuzzo.
Milani reagoi në minutat e fundit të takimit. Ndryshimi ofensiv i Massimiliano Allegrit rezultoi vendimtar. Christopher Nkunku shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të dhe ndeshja u mbyll 1-1.
Milani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Fiorentina renditet e 18-ta me 14 pikë./mxh
