Last Updated on 08/05/2026 by Kesjana
Kriza te Real Madrid duket se po thellohet gjithnjë e më shumë. Sipas raportimeve të fundit nga Mundo Deportivo, trajneri Álvaro Arbeloa është vënë në qendër të kritikave brenda dhomave të zhveshjes, pasi dyshohet se ka pasur rol në rrjedhjen e informacioneve të brendshme të skuadrës.
Media spanjolle shkruan se tensionet në ekip janë rritur ndjeshëm pas përplasjes mes Aurélien Tchouaméni dhe Federico Valverde, incident që ka tronditur ambientin madrilen. Sipas raportimeve, disa lojtarë dyshojnë se Arbeloa ka nxjerrë informacione konfidenciale nga dhomat e zhveshjes, çka ka sjellë humbjen e besimit ndaj trajnerit.
Në artikull thuhet gjithashtu se marrëdhënia shumë e afërt e Arbeloas me Vinícius Júnior ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e skuadrës, sidomos për mënyrën se si trajtohen disa futbollistë në krahasim me të tjerët.
Situata vjen në një moment delikat për klubin madrilen, që po kalon një sezon të vështirë mes rezultateve zhgënjyese dhe tensioneve të brendshme, ndërsa e ardhmja e Arbeloas në stol mbetet gjithnjë e më e pasigurt/kb
